32.5 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Të pakënaqurit mund ta dridhin LDK-në

LDK-zyra ne PrizrenMundësitë që brenda LDK-së të krijohet një grup i ri parlamentar janë rritur. Mosbindja e disa deputetëve të kësaj partie për të votuar Isa Mustafën për kryeministër ka rritur dyshimet se këta deputetë mund të vazhdojnë “rebelimin” e tyre ndaj kësaj qeverie. Janë të paktën 8 deputetë që nuk janë bindur për bashkëqeverisje më partinë e Hashim Thaçit, edhe pse LDK do të udhëheqë më Qeverinë.

Analisti politik, Halil Matoshi, në një debat televiziv ka deklaruar se brenda 6 muajve, këta deputetë të pakënaqur jo vetëm nga LDK, por edhe nga partitë tjera mund të bashkohen dhe të krijojnë një grup të ri parlamentar, transmeton “Tribuna”. Por, disa nga këta deputetë të LDK-së, votimin e tyre kundër e lidhin me koalicionin që ka lidhë kjo parti më PDK-në dhe jo më votë kundër Isa Mustafës.

Adem Salihaj ka thënë se nuk do të krijohet grup i ri parlamentar, por votimi kundër, sipas tij, ka qenë sipas vullnetit dhe ai do të vazhdojë të jetë deputet i LDK-së.

“Ne do t’i mbështesim projektet të cilat janë të dobishme dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Nuk besoj se do të krijohet ndonjë fraksion brenda LDK-së”, ka thënë Salihaj. Ai pret që pas formimit të Qeverisë, të fillojë edhe procesi i ri zgjedhor brenda kësaj partie.

Salihaj ka thënë se është herët të deklarohet se a do të mbështesin Mustafën për një mandat të ri. Ndërkohë ajo që abstenoi në votimin për kabinetin qeveritar, Alma Lama, ka thënë se secili nëpërmjet votës ka dëshmuar qasjen që ka ndaj PDK-së.

Më Shumë

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti,...

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit