7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Aragona Band i këndon ‘Lindës’

Aragona-BandAragona Band nuk po di të ndalet. Përveç përgatitjeve të projekteve të reja, ky grup është i angazhuar edhe me mbrëmje të ndryshme muzikore anekënd Kosovës. Pianisti i këtij bendi Gramoz Krasniqi, në një intervistë dhënë gazetës Tribuna, ndër të tjera ka shpalosur më shumë detaje rreth funksionalizimit të grupit si dhe ka zbuluar disa nga planet që ata së bashku presin t’i realizojnë.

Vitet e kaluara në skenë kanë bërë që Aragona Band të jetë një ndër grupet më të suksesshme muzikore. Ata gjithmonë kanë ardhur me risi në tregun muzikor duke mos i zhgënjyer asnjëherë ata që pëlqejnë këngët e tyre. E me projekt të ri do të vijnë edhe tani. ‘Linda’ është titulli i këngës të cilët ky grup do ta lansojë gjatë fundjavës për të gjithë simpatizuesit e tyre. Kështu së paku konfirmuar njëri ndër anëtaret e këtij bendi Gramoz Krasniqi i cili gjatë një bisede për gazetën Tribuna ka folur edhe për shumëçka tjetër në lidhje me këtë grup.

Tribuna: Gramoz fillimisht na tregoni diçka më shumë rreth këngës ‘Linda’?

Krasniqi: Kënga u punua para disa muajve, e ka pas planin me dal më herët po për disa arsye s’kemi mundur me lansu, prandaj është dashur me pritë këtë kohë për me publiku pasi kënga është baladë dhe i përshtatet kësaj kohe. Kjo këngë është punuar nga Urimi që është kitaristi i grupit, është incizuar tek Kico and Toruch, tekstin e ka shkruar nga Rozana Radi ndërsa për klipin u kujdes ‘Asha’. Kënga është quajtur ‘Linda’ jo për ndonjë arsye të veçantë por ka qenë ide e tekstshkrueses. Tema e këtij projekti muzike është e ndjeshme, bëhet fjalë për një vajzë që e tradhton të dashurin, atë e sheh shoku i të dashurit të saj dhe i tregon atij. Kënga pritet të dalë në fund të javës dhe shpresoj t’u pëlqejë dëgjuesve tanë.

Tribuna: Kur do ta sillni bashkëpunimin e radhës?

Krasniqi: Ne gjatë kohës kur e kemi incizuar këngën ‘Linda’, kemi krijuar edhe një këngë ritmike e cila ka pasur të dalë verës por as kjo nuk është bërë. Nuk e di mbase kësaj kënge i ndërrohet kahja dhe bëhet bashkëpunim por këtë gjë nuk jam i sigurt. Aragona Band është një grup që është i hapur për bashkëpunime pasi që në bashkëpunimet e kaluara si ajo me Rozana Radin dhe Ermal Fejzullahun kanë qenë të suksesshme dhe mendojmë që dueti në të shumtën e rasteve është me interesant dhe me i fuqishëm .

Tribuna: A keni menduar që të keni një album tuajin?

Krasniqi: Po e kemi menduar. Deri më tani kemi diku rreth 7 këngë dhe deri vitin tjetër mendojmë të realizojmë edhe disa të tjera dhe t’i grumbullojmë në një album edhe pse dihet se tek ne nuk ka shumë vlerë albumi, mirëpo ia vlen që një të tillë t’ua ofrojmë dëgjuesve tanë.

Tribuna: Ku jeni prezentë më shumë me koncerte?

Krasniqi: Ne jemi aktivë me mbrëmje të ndryshme muzikore. Deri tash nuk kemi pas asnjë koncert të veçantë të grupit por mbrëmje kemi pasur gjithmonë dhe do të kemi ende. Jemi prezent në shumë vende si në Prishtinë ashtu edhe në qytetet tjera dhe simpatizuesit tanë na presin shumë mirë dhe kjo gjë na motivon shumë.

Tribuna: Cili është sekreti i grupit Aragona Band që i ka rezistuar kaq gjatë skenës muzikore shqipe?

Krasniqi: Harmonia dhe gjuha e përbashkët e grupit ka bërë që ne të jemi ende si grup. Po ashtu, ne jemi edhe shumë shokë të mirë që një kohë të gjatë dhe e konsiderojmë njëri-tjetrin si vëllezër. Është fakt që ne jemi pesë anëtarë dhe kemi pesë mendime të ndryshme, mirëpo gjithmonë arrijmë ta gjejmë atë që është më e mira për grupin. Po ashtu edhe toleranca që e kemi mes vete ka bërë që ne ende jemi si bend.

Tribuna: A keni menduar të vazhdoni karrierën tuaj si solo artist?

Krasniqi: Unë dhe anëtarët e tjerë të bendit jemi duke u ndjerë shumë mirë si grup. Ne kemi kaluar shumë gjëra bashkë dhe i kemi zgjidhur shumë probleme. Puna po ecën shumë mirë, grupi po funksionon si duhet prandaj jemi rehat si grup dhe nuk besoj se asnjë nga anëtarët e bendit do dëshironte të largohej nga grupi e natyrisht se as unë.

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit