3.1 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Jahjaga anulon vizitën në Tiranë

jahjaga nishaniPresidentja e Kosovë, Atifete Jahjaga, ka anuluar vizitën e parashikuar më 18 dhjetor në Shqipëri dhe shkak duket se është bërë ndryshimi i qëndrimit të opozitës për të hyrë në Kuvend, por edhe një angazhim politik që ka vetë presidentja në Kosovë.

Gatishmëria e opozitës për të thyer bojkotin e Kuvend pas realizimit të disa prej kërkesave të saj nga maxhoranca, bëri që Parlamenti të shtyjë seancën e fundit për këtë vit më 24 dhjetor, shkruan Shekulli.

Seanca e fundit ishte parashikuar të realizohej më datë 18 dhjetor, ndërkohë që negociatat me ndërmjetësit e huaj kanë detyruar të majtët që të lënë edhe 12 ditë afat në mënyrë që të shmanget skenari i djegies së mandateve të opozitës.

Si rezultat presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Shqipëri më datë 18, ku ishte parashikuar që ajo të mbante një fjalim në Kuvendin shqiptar.

Në këtë seancë do të merrte pjesë edhe opozita për të mos djegur mandatet nga mungesa 6 mujore në Kuvend.

Nga ana tjetër, një tjetër shkak për shtyrjen e vizitës së Jahjagës është edhe detyrimi kushtetues që ka presidentja për të mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re.

Më Shumë

Thyhet rekordi i 9 shkurtit, afro 900 mijë qytetarë dolën në zgjedhje

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë hyrë në histori sa i përket daljes së qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës. Sipas procesimit të më shumë se...

Në Prizren sekuestrohen dy armë dhe municion, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe disa paketa me municion, ndërsa ka ndaluar dy persona pas një ngjarjeje me të shtëna...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit