Krasniqi zhvillon “kuiz intelektual” përmes Facebook-ut

Jakup Krasniqi14-12Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën dhe ish – kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, po zhvillon një “kuiz intelektual” përmes llogarisë në Facebook.

Të reduktuara sipas tij, në pesë pyetje ai kërkon përgjigje “edukative, te kulturuara dhe të kenë nivel intelektual!”

Më poshtë, gjeni postimin e plotë të deputetit të NISMA, Jakup Krasniqi, në llogarinë e tij në Facebook:

KUSH E DINË PËRGJEGJEN E KËTYRE PYETJEVE:

Duke përcjellë vizitën e Qeverisë së “re” te Kosovës në Beograd, me lindi ideja për të shtruar disa pyetje:

1. A janë krijuar kushtet për eliminimin e të gjitha pengesave që të jemi të hapur si ndaj Beogradit ashtu dhe Tiranës?

2. Kush ndihmoj në heqjen e barrikadave për ecjen tonë në drejtim të Beogradit?

3. Kur do të filloj mbledhja e përbashkët në mes qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Beogradit në Nish (Naisus) dhe vazhdimit me atë të Tiranës në Prizren?

4. A ka mbetur akoma ndonjë pengesë për normalizim të marrëdhënieve Prishtinë – Beograd, veç GJYKATËS SPECIALE? Dhe

5. A është koalicioni i “ri” garanci e kësaj hapje te dyfishtë?

Ka pasur mundësi të shtroheshin edhe disa pyetje të tjera, por nuk desha të merrem me emra të përveçëm.

Të tjerët le të përgjigjen sipas bindjeve të tyre dhe t’i ruajnë për vete.

Ju lutem që përgjigjet të jenë: edukative, te kulturuara dhe të kenë nivel intelektual!

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit