PDK hesht karshi premtimeve të dhëna

Thaci-misioni i ri14Ndonëse gjatë fushatës parazgjedhore kreu i PDK-së, Hashim Thaçi kishte premtuar se do të ketë rritje të pagave deri në 30 për qind për vitin 2015, kryeministri aktual Isa Mustafa, ka thënë se do të ketë rritje të pagave gjatë qeverisjes së tij mirëpo, Mustafa nuk e ka specifikuar se kur do të filloj rritja e pagave.

Sipas Mustafës rritja e pagave do të varet nga buxheti dhe se sipas tij, nëse ka rritje të buxhetit atëherë, edhe pagat do të rriten prej 25 deri në 30 për qind.

Mirëpo, vetë PDK-ja ka qenë ajo që gjatë fushatës ka premtuar një gjë të tillë dhe tani janë vetë zyrtarët e PDK-së që nuk duan të flasin rreth realizimit të premtimeve të kësaj partie.

Ndërkaq, zyrtarët e LDK-së janë shprehur të bindur se kjo çështje nuk do të paraqesë problem për partnerët e koalicionit.

Zëvendëskryeministri, Kujtim Shala, ka thënë për “Zërin” se partnerët e koalicionit nuk do të kenë problem për këtë çështje.

“Ato që i thotë kryeministri, sigurisht se i sqaron me partnerët e koalicion, prandaj besoj se nuk do të ketë probleme”, ka deklaruar Shala..

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Lajmet e Fundit