2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Ja zëvendësministrat e PDK-së dhe LDK-së

Mustafa-Thaci14-26Pas emërimit të ministrave të ri në Qeverinë Mustafa, i ka ardhur radha edhe emërimit të zëvendësministrave. Nga burime brenda dy partnerëve kryesor të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, Indeksonline mëson edhe emrat të cilët po lakohen për zëvendësministra. Kështu nga radhët e PDK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme, zëvendësministër pritet të riemërohet Petrit Selimi, kurse nga LDK-ja, Valon Murtezaj.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa nga PDK-ja dhe Lirije Kajtazi nga LDK-ja. Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala nga PDK-ja dhe Sali Morina nga LDK-ja. Në atë të Punëve të Brendshme, nga PDK-ja pritet të emërohet këshilltarja e deritashme e Thacit, Dhurata Hoxha, kurse në LDK ende nuk janë të përcaktuar.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është duke u lakuar përsëri emri i Gani Kocit nga PDK-ja, por ka mundësi që këtë radhë në këtë dikaster qeveritar, nëse jo në atë të bujqësisë, zëvendësministre emërohet Laura Perjuci-Zherka nga PDK-ja dhe Fatmir Rexhepi nga LDK-ja, kurse Koci të emërohet në Ministrinë e Financave, nëse aty nuk emërohet Anila Statovci, ndërsa nga LDK-ja në financa pritet të emërohet Ali Sadriu.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Lirak Celaj nga PDK-ja dhe Vlora Dumoshi nga LDK-ja, kurse në atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Bajraktari nga PDK-ja dhe Shani Mullabazi nga LDK-ja. Ndërkaq, Bekim Collakut në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, nga PDK-ja pritet t’i bashkohet si zëvendësministër Ramadan Ilazi, kurse nga LDK-ja, Xhafer Tahiri.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si zëvendësministër pritet të jetë Avni Kastrati nga PDK-ja dhe Ymer Havolli nga LDK-ja. Në shëndetësi, Flora Brovina nga PDK-ja dhe Besa Gaxherri ose Haxhi Avdyli nga LDK-ja, kurse Basri Musmurati nga PDK-ja dhe Fadil Gashi nga LDK-ja në Administrimin e Pushtetit Lokal.

Ndërkaq, Berat Luzha nga PDK-ja dhe Hanefi Muharremi nga LDK-ja në atë të Administratës Publike. Naim Fetahu nga PDK-ja, pritet të emërohet zëvendësministër në Infrastrukturë, bashkë me Luan Golën e LDK-së.
Ndërsa Adyl Ymeri nga PDK-ja në Ministrinë e Drejtësisë, bashkë me Arsim Janovën e LDK-së. Katër ministritë e tjera, Diasporën, FSK-në, MPMS-në dhe atë për Komunitete dhe Kthim, PDK-ja do t’ua lë partnerëve të saj të vegjël, kurse LDK-ja si zëvendësministra pritet t’i pozicionoj në këto ministri më shumë zyrtarët e saj që vijnë nga rajoni i Dukagjinit. /Indeksonline/

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit