Turp të emërohen 70 zëvendësministra

Gezim Kelmendi- PDDeputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi e ka quajtur turp lajmin se Qeveria e Kosovës do të ketë së paku 70 Zëvendësministra.

Sipas tij, këta Zëvendësministra bashkë me këshilltarët e tyre dhe shpenzimet tjera, buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë deri në 3 milionë euro në vit.

Lexojeni të plotë reagimin

Turp,emërimi i 70 Zv.Ministrave.

Duke pasur parasysh nga Qeveritë e kaluara se Zv.Ministrat asnjë rol dhe asnjë punë nuk e kanë kryer në dobi të Kosovës,por vetëm kanë kënaqur apetitet e partnerëve të koalicionit ,emërimi i tyre është i dëmshëm për gjendjen ekonomike të Kosovës .Pse?

Këto janë të ardhurat e Zv.Ministrit:

1.Paga mujore =1100 euro

2.Këshilltari = 500 euro

3.Vozitsi = 400 euro

4.Vetura Zyrtare dhe shpenzimet dhe = pa limit

5.Ushqimet = pa limit

6.Meditjet

Minimum shpenzime vjetore :

70 Zv.Ministrat = 2-3 milion euro.

Tmerr!

Me respekt,

Gëzim Kelmendi.

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit