Vjedhje e rëndë në Suharekë, dëmi rreth 13 mijë euro

Vjedhje me maskeNë një shtëpi private në fshatin Reshtan të Suharekës ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas Policisë Rajonale në Prizren thuhet se dikush ka thyer shtëpinë nga e cila janë vjedhur stoli të arta në vlerë rreth 10 mijë euro dhe para kesh në vlerë 3 mijë euro.

“Ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë vjedhje të rëndë në kohën kur familjarët e kishin lënë shtëpinë vetëm dhe kishin shkuar në ndej tek të afërmit e tyre”, thotë Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në Prizren.

Policia ka kryer procedurat hetimore, ka iniciuar rastin dhe ka angazhuar grupin hetimor për hetim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit