Haziri: Koalicioni i elefantëve do të funksionojë pa problem

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se koalicioni PDK-LDK është fillim i ri për Kosovën, duke besuar se kjo Qeveri do të bëjë punë të mira për shtetin dhe qytetarët.
Ai është shprehur i bindur se ky koalicion, siç e quajti ai, i elefantëve, do të funksionojë pa problem.

Haziri në një intervistë ‘Epokën e re’ ka paralajmëruar se gjatë mandatit qeverisës do të aprovohet Ligji për Qeverinë dhe kryeministri Mustafa do ta zvogëlojë numrin e dikastereve qeveritare.

“Koalicioni i elefantëve do të funksionojë pa problem. Duhet pritur 100 ditëshin dhe pas kësaj periudhe Qeveria do të dalë me vlerësimet e para implementim të programit si dhe do t’i jep shenjat e para të funksionalitetit”, u shpreh Haziri.

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit