Puna e Kuvendit në Prizren: Bardh e zi

Kujtim GashiKryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit,Kujtim Gashi, e ka vlerësuar pozitivisht punën që është bërë brenda këtij viti në Kuvend.

“ Në Kuvendin Komunal të Prizrenit rreth 75 për qind e anëtarëve janë të rinjë, prandaj janë zhvilluar aktivitete për efikasitet më të madh të punës së kuvendarëve”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq opozita ka kritika për punën e Kuvendit. Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vlerësuar se gjatë këtij viti ka qenë vakat puna e Kuvendit të Prizrenit.

Pozita e opozita në Prizren vlerësojnë se viti 2015, duhet të jetë më i suksesshëm se sa viti 2014.Edhe zyrtari i KDI-së Naim Cahani, ka adresuar vërejtje për (mos)punën e Kuvendit Komunal./TV Opinion/

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Lajmet e Fundit