1.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Liberalizimi në “mëshirën” e Brukselit

VizatMospërfshirja e Kosovës në liberalizimin e vizave dhe mungesa e një perspektive të qartë për liberalizim gjatë vitit të ardhshëm, ishte evidentuar nga presidentja Atifete Jahjaga si dështim i institucioneve të vendit. Në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit, Jahjaga kishte adresuar shumë kritika në adresa të ndryshme, nisur nga partitë politike e deri te prokuroritë, gjykatat e institucionet tjera.

Po ashtu, edhe zvarritjen për liberalizimin e vizave, sipas presidentes, ishin pasojë e joefikasitetit të vendorëve. Ajo e kishte cilësuar si të pakuptimtë që Kosova të jetë vendi më i izoluar në Evropë. “Lëvizja e qytetarëve të Kosovës mbetet peng i një sërë detajesh – për shembull në zbatimin e ligjit për financimin e partive politike, pajisjen me internet nëpër pikat kufitare, e deri tek emërimet në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës – që lehtë mund të përmbushen”, ka deklaruar presidentja.

Brukseli në anën tjetër, ka bërë me dije se për shtetasit e Kosovës nuk ka një perspektivë të qartë se mund të përfshihen në liberalizim gjatë vitit 2015. Aq më tepër, kur situata po rëndohet me migrimet ilegale dhe azilkërkimi, si pengesat kryesore për Kosovën që të përfshihet në këtë proces. Por, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, mendon se Bashkimi Evropian do të duhej të tregohej më fleksibil edhe në raport me Kosovën, sikurse që është treguar me shumë vende tjera/tribuna/

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Fisnik Rugova, MVP i javës

ProCredit Superliga po vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante, ku nuk ka favoritë dhe dallimi mes skuadrave është shumë i vogël, ku vendi i...

Lajmet e Fundit