15.7 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Bota në rrugët e Kamzës

kamaz romaSulltane Molla shet banane në “Romë”. Vazhdon të thurë me kërrabëza çorape të leshta edhe kur ndonjë kalimtar interesohet për çmimin e bananeve të ekspozuara në trotuarin e një prej rrugëve me qarkullimin më të madh të makinave.

Gjyshja Sulltane i njeh në sy ata që nuk e kanë ndër mend t’i kërkojnë ta përdorur kandarin. Është mësuar edhe me tabelën e emrit të rrugës që ndodhet në qoshe.

“Nuk di shumë unë, plaka, për emrat e rrugëve”, thotë Molla shamizezë, rreth së cilës i kanë dalë disa fije të thinjura. “Hallin e kam si të shes ndonjë kile”, thekson Sulltanja, ulur në shkëmbin prej plastike,shkruan Koha Ditore.

Pa lëvizur prej vendit që të mos i bjerë shiltja e mbështetur për rrethojën e betontë, e thërret Izmir Krasniqin, duke theksuar se “ky është i ri, e di më shumë për punën e emrave”.

“Bulevardi Blu” bashkon “Berishën” dhe “Skënderbeun”

Krasniqi sa herë del nga shtëpia kalon nëpër rrugë të përbaltura para se të arrijë në qendër, që mban emrin “Bulevardi Blu”. Me të lidhen “Demokracia”, “Monarkia Shqiptare”, “Teuta” apo “Stambolli”. Në “Bulevardin Blu” ndahen edhe rrugët “Skënderbeu” dhe “Berisha”.

Debatin më të madh e ka shkaktuar “Berisha” pasi kundërshtarët e ish-kryeministrit akuzonin demokratët e Kamzës se përdorën pushtetin për ta “nderuar” politikanin, që dominoi skenën politike shqiptare pas rënies së komunizmit në fillim të viteve nëntëdhjetë.

Disa mendojnë se qëllimi ishte që të shprehej mirënjohje për një prej fiseve më të mëdha shqiptare. Kundërshtarëve nuk u mbushet mendja. Dy palët pajtohen se pushteti lokal veproi krye në vete kur emërtoi rrugët…

Më Shumë

Rezultatet në KQZ, kjo është renditja në Prizren pasi janë numëruar votat e para

Në faqen e KQZ-së tashmë ka nisur publikimi i rezultateve pas numërimit të votave të para. Pas numërimit të rreth 1 mijë e 500 votave,...

Miss Universe Finlanda 2025 me origjinë nga Brodi viziton Dragashin

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në vizitë Sarah Džaf?e, e shpallur së fundmi Miss Suomi 2025 (Miss Universe Finlanda 2025),...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit