Lufta kundër korrupsionit mbetet vetëm premtim politik

Betim MusliuZotimet e krerëve të institucioneve më të larta shtetërore, se prioritet i tyre mbetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, në praktikë nuk po zbatohen, pasi është në rritje trendi i parashkrimit të lëndëve që lidhen me këto dukuri.

Janë me qindra mijëra lëndë, që për më shumë se një dekadë, janë parashkruar apo vjetërsuar, e që një numër i madh i tyre, lidhen pikërisht me korrupsionin, raporton KTV.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, prej 4 nëntorit 2013, ka filluar zbatimin e një Plani të Veprimit për t’i zgjidhur me prioritet absolut rastet e korrupsionit, por pas më shumë se një viti, as gjysma e Planit nuk është përmbushur.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se përkundër hetimeve “ex-oficio” të filluara për rastet e parashkrimit të lëndëve të korrupsionit, Zyra e Prokurorit Disiplinor ende nuk ka arritur të zbardhë shumë prej këtyre rasteve, për t’i vendosur para Komisionit Disiplinor.

Kurse, gazetari Vehbi Kajtazi, thotë se është i qëllimshëm parashkrimi i disa lëndëve, pasi sipas tij, prapa kësaj dukurie qëndrojnë njerëz të lidhur pikërisht me krimin e korrupsionin, transmeton Koha.net.

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, ka thënë se janë në proces të hetimit 540 raste.

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Lajmet e Fundit