Çmimi “Sali Çekaj” i ndahet prokurorit nën hetime

Kuci-hajredin5-30Gati një muaj pasi kanë nisur hetimet për shkelje të ligjit, prokurori Elez Blakaj është nderuar nga Ministria e Drejtësisë me çmimin për drejtësi “Sali Çekaj”.

Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës i është ndarë ky çmim “Për kontributin e jashtëzakonshëm për drejtësi në Kosovë përmes punës së tij profesionale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”. Medaljen ia ka dorëzuar vetë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, shkruan “Koha Ditore”.

Mirëpo, jo shumë kohë më parë ai ka shkelur ligjin në dëm të palës së dëmtuar në një rast të rrahjes së një gruaje nga ish-bashkëshorti i saj. Në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale kishte propozuar ndëshkimin e tij me gjobë, ani se vepra për të cilën e kishte akuzuar dënohet vetëm me burgim deri në tre vjet.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit