11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Vihet gurthemeli i Çerdhes dhe Shkollës së Mesme të Muzikës në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot kanë vënë gurthemelin për një çerdhe dhe për shkollë të muzikës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka përmes një postimi në “Facebook”.

“Sot vëmë gurthemelin për çerdhen e cila do të ndërtohet në lagjen Bajram Curri dhe shkollës së muzikës, që do të ndërtohet në hapësirën e ish-Benafi, që një kohë të gjatë kishte mbetur si hapësirë e pashfrytëzuar. Edukimi dhe arsimi mbeten prioritet dhe në këtë aspekt këto dy projekte janë shumë të rëndësishme që fëmijët tanë të kenë të ardhme më të ndritur dhe arsim më cilësor”, ka njoftuar i pari i Prizrenit.

Sipas Haskukes, projektet po realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilët janë përgjegjës për planin dhe dinamikën e punimeve./PrizrenPress.com/ 

Më Shumë

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit