17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

A do të shkojnë në opozitë PDK’ja e LDK’ja?

Opsione të ndryshme janë duke u diskutuar në koalicionin PDK-AAK-Nisma (PAN) dhe LDK-AKR-Alternativa (LAA), për mundësinë e krijimit të Qeverisë së ardhshme.

Burime brenda dy kampeve i kanë thënë gazetës se opsion është edhe mbetja në opozitë, për shkak të rënies që pësuan në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan Koha Ditore.

Sipas analistëve, kjo do të çonte në prishjen e koalicioneve parazgjedhore, ku PDK dhe LDK grumbulluan rreth vetes disa parti.

Në PDK, zyrtarisht kanë përjashtuar mundësinë që të zmbrapsen nga krijimi i institucioneve edhe për një mandat tjetër, që do të ishte i treti me radhë.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Lajmet e Fundit