11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

A.U.K – 24 bursa për studentët e rinj

A.U.K vazhdon misionin e pranimit të studentëve të shkëlqyer dhe përmes fondit të bursave, në fazën e parë të aplikimeve, ka shpërblyer 4 studentë me bursa të plota dhe 20 të tjerë me bursa të vlefshme.

Fondi i bursave në A.U.K vazhdon të jetë mbështetje për më shumë se 60 % të studentëve në kampus. Në fazën e parë të aplikimeve komiteti i bursave të A.U.K-së ka vendosur të shpërblejë 24 studentë, prej të cilëve katër me bursa të plota dhe 20 të tjerë me bursa të pjesëshme. Vlera totale e bursave për këtë fazë është 60,400 EURO. Bursistët tanimë janë njoftuar me shpërblimet dhe një ceremoni e ndarjes së këtyre bursave do të organizohet të enjten, më 23 Prill, në A.U.K. Ftoheni të merrni pjesë dhe të njoftoheni me bursistët tanë.

Ndërkohë A.U.K njofton se faza e dytë e aplikimit për bursa tanimë është hapur dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë. Aplikacionet të cilat dorëzohen para datës 22 Maj do të kenë përparësi në procesin e selektimit.
Që nga viti 2003, A.U.K ka shpërndarë 3.7 milionë euro bursa, ndërkohë që për vitin akademik 2015/2016 janë planifikuar rreth 400,000 euro bursa. Përderisa, studentët me pikët më të larta në testet pranuese mund të arrijnë bursë të plotë, të tjerët në bazë të notave gjatë shkollimit të mesëm, të referencave dhe pikëve të testeve pranuese mund të arrijnë deri në 80% të bursës. Për më shumë informata rreth programit tonë të bursave vizitoni:

http://www.auk.org/web/scholarship-programs.html

Programi Akademik në A.U.K

A.U.K në partneritet me Rochester Institute of Technology (RIT) ofron edukim Amerikan në Kosovë. Programi akademik, 4 vjeqar, përfshinë studimet në fushën e Ekonomisë dhe Statistikës, Menaxhmentit, Politikave Publike, dhe Multimedia dhe Komunikim Grafik. Me mundësi të kombinimit të këtyre degëve (Double Major) në përfundim të suksesshëm të studimeve, studentët marrin diplomë Amerikane të lëshuar nga Rochester Institute of Technology, USA.

Si të bëheni pjesë e A.U.K-ës?

Apliko Online (www.auk.org/apply)
Përfundo testet pranuese TOEFL dhe Matematikë
Dorëzo letrat e rekomandimit
Dorëzo dokumentacionin e shkollës së mesme (pas perfundimit të testit të Maturës)

Studentë të Suksesshëm në A.U.K

“Fakti që A.U.K-u ka sistem Amerikan të studimit, është një nga arsyet kryesore që më bëri t’a zgjedh si vendin ku do t’i filloj studimet. Është një privilegj për mua kur e di që do të mund të marr edukim po aq të avancuar sa një student në RochesterInstitute of Technology, në New York. Sidoqoftë, të jesh pjesë e A.U.K-ës nuk do të thotë thjesht të studiosh lëndët që ke zgjedhur, do të thotë të jesh pjesë e një komuniteti tërësisht të ri. Jam më se e lumtur që unë pata mundësinë që ta hap rrugën time drejt një shkollimi amerikan në shtetin tim, dhe jam shumë falënderuese që A.U.K-u ofron mundësi të tilla.” – Yllza Hoti, Prizren (Fituese e një burse të plotë për vitin akademik 2014/15).

Më Shumë

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb. Kurti ka...

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari...

Lajmet e Fundit