12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Muja bllokon Parkun e Biznesit

Shkruan: Shani Berisha

Mbështetur në Ligjin mbi Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjet e tjera funksionale për pushtetin lokal, kryetari i komunës obligohet që të jetë në krye të detyrave dhe përgjegjësive të veta në raport me qytetarët e komunës ku qeverisë.

Lindë pyetja: A është Kryetari i Komunës së Prizrenit, duke i kryer këto obligime kushtetuese dhe ligjore ? Përgjigja ime është një J0 e madhe.

Jo, ngase shumë projekte që janë të rëndësisë së veçantë për mirëqenjen e qytetarve, në mënyrë të pashpjegueshme dhe të papërgjeqjshme, jo që nuk i ka funksionalizur por tërësisht i ka ndalur – bllokuar, dhe këto projekte, sot e shumë vite nuk janë në shërbim të qytetarve. Të kujtojmë se ky është mandati i tretë qeverisës i këtij kryetari. Këto projekte të bllokuara arbitrarisht janë disa, por kësaj radhe po e veçojmë vetëm njërin prej tyre, konkretisht Parkun e Biznesit.

Detyra projektuese dhe rëndësia e Parkut Biznesit.

Hapësira e përgjithëshme e këtij Parku është 84 hektar, gjendet në kilometrin e 5 të rrugës magjistrale Prizren – Therandë, në mes të fshatrave Korishë e Lubizhdë.

Hartimi i Planit Rregullues si zonë e veçantë për këtë Park është lejuar me vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit me nr: 01 / 011 – 4267, qysh në korrik të viti 2008 ( pra afër 6 vite më parë).

Në detyrat projektuese për këtë park është parapa dhënja e mundësis Komunës së Prizrenit për zhvillimin e industrisë së lehtë, industrisë së vogël e të mesme (biznes, prodhim insuatrial, prodhim zejtar, shërbime, hotileri, rekracion).

Me këtë vendim, realisht dhe shumë drejtë është synuar të plotësohen nevojat e ardhëshme të qytetarve të Prizrenit, në veçanti për punësim, në mënyrë që fillimisht t’u mundësohet investitorëve e donatorëve të jashtëm e vendor një infrastrukturë ligjore dhe teknike ku investimet e tyre do të ishin të sigurta.

Rëndësia e implementimit të Vendimit (Parku i Biznesit): është mëse e nevojshëme dhe me inters për qytetarët e Prizrenit: të paramendohet realisht dhe pa eufuri se me rastin e fillimit të implementimit të këtij projekti, sa do të krijohej mundësia për investitorët e donatorët, sa vende të reja pune do krijoheshin për qytetarët e Komunës së Prizrenit. Pra edhe pas kaq kohë të humbur në këtë drejtim duhet të besojmë në arsyet e pa thëna kurrë të Kryetarit Muja për bllokimin e këtji projekti. Mendoj se është koha që edhe ma fuqishëm të jetë zëri i atyre që e vlersojnë rëndësin e këtij projekti shumë të nevojshëm për qytetarët e Prizrenit. Ndoshta nuk është e tepërt që edhe në këtë formë (si anëtar i Kuvendit Komunal) të bëjë APEL në emërin tim dhe në emër të të gjithë atyre që e mirëpresin funksionalizimin e këtij projekti te Kryetari Muja, që të shërbehet me thënien e bazurë në realitet: Se asnjëher nuk është vonë, për të marrë vendime të drejta e të mira, në interes të qytetarve, pra Kryetar Muja është koha që ta bëshë këtë.

(Autori është anëtar i KK në Prizren)

Më Shumë

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat të ashpër mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe...

Lajmet e Fundit