AAK-ja në Prizren prezanton programin për fuqizimin e gruas në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka prezantuar programin për fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se “me Aleancën në Qeveri, gratë që kanë 3 fëmijë e më shumë, do të përfitojnë mbështetje financiare në formën e pagës minimale deri në 10 vite”.

Sipas tij, AAK do të ofrojë mbështetje për çdo lindje të fëmijëve, ku ka theksuar se do të mbështeten financiarisht “me 1500 euro për lindjen e parë, 2500 euro për lindjen e dytë dhe 3500 euro për lindjen e tretë, si dhe do të zgjatet pushimi i lehonisë duke e subvencionuar 80% të pagës deri në 16 muaj”, shkruan Krasniqi./PP/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit