AAK-ja në Suharekë mbështet Albena Reshitajn

Kryesia e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, dega në Suharekë, e ka mbështetur deputeten Albena Reshitaj, lidhur me qëndrimin e saj, për të qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa votohej Vjosa Osmani për presidente.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se konstatuan që të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.

“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veçanërisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj. Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës. Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”

Më Shumë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit