AAK, Nisma dhe BD në Prizren, koordinohen për protestën e 14 majit

Partitë opozitare në Prizren, AAK, Nisma dhe BD-ja kanë diskutuar për koordinimin e aktiviteteve për protestën e 14 majit.

Në takimin e përbashkët kanë marrë pjesë deputetët e Nismës Zafir Berisha, dhe Enver Hoti, ndrysa nga AAK-ja Blerim Kuqi dhe Muharrem Nitaj.

“Nuk ka dyshim se protesta e 14 majit do të jetë tejet masive, ngase në Kosovë ka shumë arsye për të protestuar dhe se qytetarit të Kosoves, i ka mbetur vetëm protesta si mjet për të kundërshtuar marrëveshjet tashmë tejet të dëmshme, siç janë Asociacioni dhe Demarkacioni”, thuhet në komunikatën për media të Nismës në Prizren.

“Andaj në këtë protestë përfundimisht do të kërkohet edhe dorëheqja e kësaj qeverie antikushtetuese, e cila në kontinuitet po dëmton dhe cenon interesat e vendit”.

“Andaj u bëjmë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive në protestën civile dhe paqësore që do të mbahet me 14 maj në Prishtinë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit