AAK shpreh pakënaqësitë e saj lidhur me Projektligjin për skemat pensionale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku ka shprehur pakënaqësitë për miratimin e Projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe mosvotimin e disa amandamenteve të propozuara nga ky grup parlamentar.

Sipas tyre vendimi i Kushtetueses nuk është respektuar dhe diskriminimi i personave që janë larguar dhunshëm nga puna do të vazhdojë për shkak se këta persona nuk kanë dëshmi për formën e largimit nga puna.

Sipas AAK-së deputetët e mazhorancës qëllimshëm nuk i kanë votuar amandamentet që heqin sipas tyre këtë formë diskriminimi.

“Paragrafi 2.2 i nenit 8 për pensionin parcial kontributdhënës nuk është votuar, arsyeja është se shumica që janë larguar prej punës nuk kanë dëshmi që janë larguar dhunshëm”, tha Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së.

Ky subjekt politik po ashtu e kritikoi qeverinë e vendit që nuk po sjellë njohje për vendin dhe po e humb kredibilitetin në arenën ndërkombëtare.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit