20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Abrashi i VV’së i ofron AAK’së trajnime për ngjitjen e parullave

Në Kuvendin e Kosovës, deputetët e AAK’së kanë vënë parulla, e deputeti i LVV’së u ka ofruar trajnime se si të ndërmarrin aksione si opozitarë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në fjalimin e tij gjatë seancës së jashtëzakonhsme për tarifën, u ka thënë deputetëve të AAK’së se nuk po dijnë të bëjnë opozitarizëm me aksione.

Ai i ka ofruar ndihmë AAK’së, duke thënë se dy aktivistë të përgatitur të LVV’së mund t’i trajnojnë se si të vendosin parullat.

“Më vjen shumë keq mungesa e estetikës në aksionet simbolike. Ende qëndron oferta e Vetëvendosjes që t’u shjellim dy aktivistë të përgatitur për të ju trajnuar për aksione simbolike, sepse është e pahijshme kështu me e lenë një mesazh politike kaq të çrregulluar , kaq të pangjitur mirë. Parrulla mbi parullë kurrë nuk ngjitet. Këtë një aktivistë politik duhet ta dijë, është send elementar”, ka thënë Abrashi, transmeton Gazeta Express.

Më Shumë

Lajmet e Fundit