6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Abrashi: Kjo qeveri është më e keqja që ka pasur Kosova nga paslufta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i bindur se qeveria do të rrëzohet me mocion mosbesimi.

Abrashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk diskutohet se LVV ka vija të kuqe ndaj PDK-së për bashkëqeverisje.

“Me LDK-në për momentin nuk kemi ndonjë vendim për vija të kuqe. Për këtë çështje duhet të mblidhet Këshilli Drejtues i partisë dhe të vendos”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LVV-së thotë se PDK as vet nuk di si të veprojë në raport me mocionin e Vetëvendosjes.

“Ata kanë pasur tri deklarata të ndryshme në raport me mocionin e iniciuar nga Vetëvendosje”.

Abrashi thotë se është çështje kohe se kur do të bëhen numrat dhe kjo qeveri do të rrëzohet.

“Qeveria është me 60 numra. Ka shumë deputetë tjerë brenda koalicionit që kanë pakënaqësi”.

Deputeti i LVV-së se qeveria aktuale është më e keqja që ka pasur Kosova që nga paslufta.

“Jemi të bindur se mocioni ynë do të kalojë dhe do të shkarkohet qeveria më e keqe nga paslufta që e ka pasur Kosova”, deklaroi ndër të tjera Artan Abrashi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit