-5.6 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Abrashi: Kurti u ndje komod para Vuçiqit, s’ka asnjë arsye të ndihet në siklet

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi u pyet për fotografinë ku kryeministrit Albin Kurti shihet duke buzëqeshur në darkën joformale në Berlin, ku në atë tavolinë ishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Abrashi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Kurti është ndjerë komod në atë takim, pasi sipas tij, nuk ka asnjë arsye që të ndihet në siklet.

Sipas tij, ai që duhet të ndihet në siklet është Vuçiq.

“Kurti është ndi shumë komod, është ndi shumë komod sepse ai nuk ka asnjë arsye pse me u ndi në siklet në këto takime, është pikërisht Vuciqi që duhet me u ndi në siklet në këto takime.

Për herë të parë para vetes ka një përfaqësues të Shtetit të Kosovës i cili është shumë parimor dhe shumë i drejt, nuk është i korruptum edhe nuk mundet me u shantazhu nga asnjë instancë qoftë vendore, qoftë serbe, qoftë ndërkombëtare për me bo kompromise të dëmshme sa i përket vendit tonë”, tha ai.

Më Shumë

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Pjesëmarrje e ulët në votime në orët e para në Prizren

Në Prizren, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, qytetarët nuk kanë treguar shumë disponim për të dalë në votime. Atmosfera në vendvotime është e qetë,...

Lajmet e Fundit