Adelina Ismaili këndon “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën” në fushatën e LDK-së në Prizren (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili duket se do të performojë në fushatat elektorale të LDK-së.

Ajo është paraqitur sot në tubimin me qytetarë që kandidatja e kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmani e ka mbajtur në Prizren.

Dhe, kur Adelina Ismaili këndon në një tubim të LDK-së, nuk ka se si të mos e këndojë këngën e saj ikonike “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”.

Ajo, në fund të performancës, është parë shumë e emocionuar derisa ka përqafuar Vjosa Osmanin dhe Anton Qunin që është kryetar i degës së LDK-së në Prizren.

Madje, ajo ka thënë edhe pak fjalë duke shprehur kështu publikisht përkrahjen e saj për LDK-në dhe kandidaten për kryeministre Vjosa Osmanin.

“Komandant, krenohem me ty sonte më shumë se kurrë. Vjosë, besoj në ty, sot dhe nesër – përgjithmonë. Urime fitorja, Prizren”, ka thënë ajo me plot emocione.

Performancën e Adelina Ismailit mund ta ndiqni nga minuta e 49-të në videon e mëposhtme:

 

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit