19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Aderimet joparimore: Paradite i akuzuan, pasdite iu bashkuan

Political rhetoricKalimi i shpejtë nga pozicioni i “armikut”në partner politik, sipas analistëve, është një sinjal shumë i qartë se aderimet e ditëve të fundit nuk janë aspak parimore. Sipas analsitëve, këto lëvizje ekstreme tregojnë që këto “trasnfere” janë ekskluzivisht për interesa personale dhe jo për interesin e përgjithshëm.

Politologu Adem Beha, ka thënë për Telegrafin se marrëdhëniet në mes politikës dhe shoqërisë civile nuk duhet të shenjtërohen.

Sipas tij, këto lëvizje nuk duhet të gjykohen nëse janë morale, ose jo. Mirëpo, sipas tij, në disa raste vërehet se aderimet janë jo parimore. Ai thotë se nuk mund të gjykohet dikush që nga pozita e shoqërisë civile e ka kritikuar një parti politike e pastaj iu është bashkuar asaj.

“Konsideroj se secili rast duhet të trajtohet si i veçantë. Unë mendoj se duhet të dihen arsyet e aderimeve. Dikush mund të aderojë për arsye të përfitimeve personale, dikush tjetër për t’i sjellur partisë vota. Ndërsa pjesa tjetër për të bërë reforma brenda partisë. Besoj që prurjet e partive nga shoqëria civile do të ndikojnë që ato të reformohen dhe të ndryshojnë. Kur flasim për aderimet, mendoj se duhet të shihet se a i sjellin ato një vlerë të shtuar subjektit politik”, ka thënë ai.

Beha, duke i komentuar kritikat drejtuar partive politike, anëtarët e të cilave kanë bërë shkelje të rënda të ligjit, si p.sh. korrupsioni, ka thënë se, i duket e pakuptueshme se si dikush deri dje e ka akuzuar dikë për korrupsion, ndërsa sot i bashkohet po atij formacioni politik.

“Është normale nëse t’i nuk pajtohesh me dikë për mënyrën e taksimit, abortit ose qasjes në tema tjera dhe të bashkëpunosh me të, mirëpo nëse dikë e akuzon për korrupsion dhe bëhesh pjesë e atij grupi, kjo nuk është fort e kuptueshme. Nuk mund të thuash paradite ti je i korruptuar abuzon me shtetin, ndërsa në mbrëmje ta ndryshosh mendimin”, ka thënë Beha.

Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, ka thënë për se nuk dëshiron që t’i klasifikoj aderimet e fundit nëpër parti politike si të moralshme ose jo të moralshme, mirëpo sipas tij, këto “transfere” janë kontradiktore.

Ai ka theksuar se zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen me tetë qershor janë matësi më i mirë i suksesit të këtyre aderimeve.

“Mendoj se zgjedhjet janë testi kryesor i suksesit ose jo,dhe do të shihet se a kanë qenë ‘gjahu’ i suksesshëm. Konsideroj që këto lëvizje më tepër po bëhen për interesa të pastra personale, sesa për programe politike”, ka thënë Zogaj për Telegrafin.

Ndryshe, ditëve të fundit ka ndodhur një sërë “transferimesh” nga shoqëria civile nëpër parti politike, dhe kalime nga një parti në tjetrën. Ajo çka është vërejtur, është se kritikues të shquar të një partia politike, tashmë, janë bërë pjesë e po atyre partive.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1622 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Viti i ri shkollor nis në Prizren, Totaj uron nxënësit dhe zotohet për investime

Me fillimin e vitit të ri shkollor në Komunën e Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj, ka uruar sot nxënësit dhe stafin mësimor për një vit...

Lajmet e Fundit