Afërdita Morina-Biffar kërkon besimin tuaj me 14 shkurt

Afërdita Morina-Biffar, në zgjedhjet e 14 shkurtit është pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo në këtë listë mban numrin 84, kurse LDK-ja 132.

Morina-Biffar, pas përfundimit të luftës ka punuar gazetare në disa media të Prizrenit.

Një kohë ka jetuar në Gjermani.

“Unë jam kthyer nga Gjermania dhe jetoj me përditshmërinë e secilit qytetar të Kosovës”, tregon ajo .

Morina-Biffar kërkon besimin e secilit qytetar.

Premton se do të jetë zëri i tyre.

“Zotohem se do të jem zëri i secilit qytetar në Kuvendin e Kosovës”.
Nëse zgjedhet deputete, ajo premton se do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet Kosova.

“ Do të angazhohem fuqishëm në ngritjen e zërit për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë”.

Sponsorizuar

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit