8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Agim i pritun!

Shkruan: Avdi Ibrahmi

Dialog me mikun,

Arsimi profesori i psikologjisë ligjërues në Universitetin e Prishtinës, më erdhi në vizitë nga kryeqyteti edhe pse në kohë pandemie, prania e tij në vatrën time familjare më dhuroi një ndjenjë gëzimi ngase njihemi ngaherë, pasi pimë kafenë me nga një gotë raki thane të prodhimit nga Shqipëria, hymë në bashkëbisedim si mik shtëpie që e kisha i dhashë përparsin të fliste.

-I ndershmi mik! Pi t’i lexoj me vëmendje shkrimet të publikuara në mediat e shkruara elektronike dhe në rrjetet sociale, që përmbajnë në vete mesazhe të kuptimta mendore për ndërgjegjësimin kombëtar e njerëzor që ndihet jehona e luftës mbarëkombëtare në rrugën e zgjimit, rrugë kjo psikologjike që shpie njeriun të mendoj jo vetëm për të sotmen po edhe për të nesërmen të jetë i çliruar prej pozitës labile shoqërore e sociale, një persiatje e të kaluemës njëkohësisht e gjykon edhe të tanishmën që nuk po ecën në drejtimin e duhur shoqëror ky një zhargon historik nga i cili duhet të marrim mësim nga disfatat e klasës politike që qeverisë me vendin që të mos vazhdohet tutje… me sa kuptoj së këndejmi edhe e kaluemja, edhe e tanishmja të kenë një përqasje në ndryshimin cilësor shoqëror për të arritur një epokë të re të një morali të ri njerëzor e shoqëror, ku individi të jetë human si qeni e përbashkët shoqërore e psikologjike…

Njeriu i së ardhmës të jetë i vendosur me besim në vetvete për arritjen e qëllimit, që të jetë i liruem prej rrathëve të purgatorit, që ka kalue nëpër shekuj drama e tragjedi gjithfarëshe nga pushtues të ndryshëm, të cilët së pari të robëruarve ja kanë burgosur mendjen, ja kanë përulur dinjitetin kombëtar, njeriu i sotëm medoemos të jetë i çliruem nga idhujt e rrejshëm: lideri partiak, prifti, hoxha, minstri, nga Dreqi e i biri, që robërojnë shpirtin për ta përulur e shfrytëzuar ma lehtë njeriun punëtor… më sa ju kam kuptuar miku im si shkrimtar, Ju po kërkoni dhe po veproni pandalshëm për njeriun e idealeve arsimuese dhe atdhetare e sociale, për njeriun aktiv të akcionit demokratik të vetëmohimit dhe të ndërgjegjës së lartë shoqërore progresiste… Por, nuk di miku im sot a mund të gjendet ndonjë njeri që mund t’i prijë realisht masës popullore për sendërtimit e ndryshimit në vendin tonë përpos Lëvizjes Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albini ndjej njëfarë besimi, por, të pa tepruar…!

Në çast shpreha mendimin tim: -I dashur dhe shumë i respektuar Arsmi! Mendoj se njeriu që po lufton pareshtur me bashkëmendimtarët dhe bashkëaktivistët e tij, i liruam mitesh e profetësh të rrejshëm, më sa e njoh mirë ngritjen e tij diturore e intelektuale asht i përtashmi Albin Kurti me të tjerë që drejtojnë VV-në, që po ndezë ndjenjat dhe po vë në akcion ndërgjegjen e masës kundër pushtetarëve të korruptuar e mashtrues të pashembullt në jetën tonë politike e shoqërore për të ndodh tashmë ndryshimi i madh i gjendjes politike, ekonomike e sociale në vendin tone, për një agim më të lumtur, e më të drejtë kombëtar, pa shkelur edhe të drejtat e pakicave minoritare që jetojnë në Republikën Shqiptare të Kosovës… mendoj se Albini nuk asht ashtu si e paraqesin kundërshatrët e tij politik dhe disa media elektronike te shkuara që janë afër pushtetit, por assesi nuk mendoj se Albini është mbinjeriu i Niçes: -i fortë, i pamëshirshëm, i pandieshëm, ndaj së drejtës njerëzore… Ai është i dheut tonë që asht larë me gjak e lotë të vakët të çdo pëllëmbë toke pellazge-ilire-shqiptare… Urojmë e dëshirojmë që Albini i cili është njeriu më i sulmuar nga pushtetarët e korruptuar dhe servilet e tyre, të jetë ngjashëm më atë njeriun që kërkonte shkrimtari ynë Migjeni, i cili nuk dëshironte njeriun e Niçes, demon e të pashpirt, të pandërgjegje e të pamoral, si sundimtari ynë politik i sotmi që ka kapur të gjitha hallkat e pushtetit…

Poeti ynë dëshironte njeriun e truallit arbnor që mbron interesat kombëtare, që preokupohet në problemet dhe krajatat e bashkombësve të tij në ruajtjen e sovranitetit të vendit dhe dinjitetin e shoqërisë shqiptare e atyre njerëzore, të shoqërisë sonë shqiptare padyshim i duhet një vetëdiesim i lartë njerëzor për ta larguar përgjithnji njeriun me vetëdije individualiste e egoiste në kapjen e shtet rrënimit, njeriu i shtet ndërtimit të së nesërmës asht ai i shtypuri, i nëpërkëmburi, i linçuari, i shfrytëzuari, i vuajturi, njeriu që nuk asht i lumtur ngase drejtësia pushtetare e privon nga e drejta, e njeriut që është i mbrojtur ndërkombëtarisht me ligj, për të kandiduar si deputet në këto zgjedhje të tanishme siç është rasti me Albinin, Albulenën, e të tjerë, GJKK, ka veprua njëanshëm dhe në inters të klasës sunduese të korruptuar skajshmërisht, kjo padrejtësi ndaj të lartë përmendurve nuk e dobëson aspak Vetëvendosjen, përkundrazi do ta forcoj edhe më shumë bindjen e njerëzve që më 14 shkurt të dalin masovisht për të votuar lirshëm ndryshimin, presim ndryshimin e madh, me qe ajo ditë asht shumë afër, është një agim i pritun, por, edhe i parathanun…! Në shenjë shprese e besimi i parathanun cakërruam gotat me raki thane me mikun, me dëshirën për realizimin e fitores së thellë të VV-së, për ndryshimin e madh progresist politik e shoqëror.

 

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit