AGK arrinë në parim marrëveshje bashkëpunimi me GIZ

AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka arritur në parim një marrëveshje bashkëpunimi afatgjate me organizatën gjermane për kooperim ndërkombëtar GIZ.

“Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen e komunitetit të gazetarëve, inkurajimin e tyre për kultivimin e gazetarisë profesionale hulumtuese në fushën e arsimit themelor dhe promovimin e punës së gazetarëve të arsimit për periudhën e ardhshme 4-vjeçare përkatësisht deri në vitin 2018.

Kjo u bë e mundur gjatë takimit të një delegacioni të Bordit të AGK-së me përfaqësuesit e GIZ-it në Kosovë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e çmimeve vjetore për gazetari hulumtuese në fushën e arsimit fillor për mediet e shkruara dhe portalet.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet në kuadër të programit për zhvillimin e kapaciteteve në sektorin e arsimit themelor në Kosovë.

Po ashtu gjatë këtij viti, pritet që për herë të parë, të hapet një konkurs për ndarjen e çmimeve për dokumentarët më të mirë televizivë dhe radiofonikë për fushën e arsimit fillor.

Për informacione të tjera si dhe kushtet e aplikimit do të njoftoheni në kohë”, njofton AGK. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit