27.7 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Thaçi garanton implementimin e ‘Misionit të Ri’

Thaci-qeveriaKryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin Ditës së Paqes, 12 qershorit.

Në urimin e kryeministrit Thaçi thuhet se pesëmbëdhjetë vjet nga Dita e Lirisë, Dita e Paqes, janë të vendosur të vazhdojnë me implementimin e reformave të gjithëmbarshme në ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit të Ri – zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës.

Në urimin e tij e Thaçit thuhet se Dita e Paqes, 12 Qershori, është datë historike për vendin tonë dhe shënonpërfundimin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe hapjen e kapitullit të paqes.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, me pietet dhe krenari të veçantë kujtojmë sakrificën e të gjithë dëshmorëve të lirisë, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencën e të gjithë brezave të qytetarëve tanë, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me rastin e Ditës së Paqes, në emër të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës shpreh falënderimin e thellë për fushatën e bombardimeve të NATO-s, si intervenimin më të suksesshëm ushtarak dhe humanitar në fund të shekullit njëzet. Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e shtatë të Pavarësisë, duke konsoliduar institucionet e veta demokratike, e vendosur dhe e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Pesëmbëdhjetë vjet nga Dita e Lirisë, Dita e Paqes, jemi të vendosur që pas përmbushjes me sukses të misionit të çlirimit dhe të pavarësisë, tani të vazhdojmë me implementimin e reformave të gjithëmbarshme në ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit të Ri – zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës”, thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi.

Më Shumë

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit