11.9 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

AGK: Fushata e ‘Devolli’ kundër Buzhalës fyerje e rëndë për gazetarët

AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj fushatës së kompanisë ‘Devolli’ ndaj gazetarit të Gazetës Express Berat Buzhala.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar lidhur me fushatën ofenduese të kompanisë “Devolli Corporation”, kundër gazetarit të gazetës “Express”, Berat Buzhala.

Kampanja denigruese e kësaj kompanie është fyerje e rëndë për gazetarët dhe e papranueshme për një shoqëri demokratike.

AGK-ja kërkon nga kompania “Devolli Corporation”, që t’i largojë sa më parë posterët dhe t’i kërkojë falje gazetarit Buzhala.

Gjithashtu, AGK-ja u bën thirrje të gjitha palëve që t’i ndjekin rrugët ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe fton gazetarët që t’i drejtohen zyrës ligjore të Asociacionit, në rast nevoje për përfaqësim ligjor.”, thuhet në reagim.

Më Shumë

Arsim Berisha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e kryeministrit raporton “Gazeta Blic”. Dr. Arsim Berisha e ka...

Transferi i fundit qëndroi vetëm 10 ditë te Bashkimi

Me datën 9 shkurt, Bashkimi që është nënkampion aktual i Kosovës dhe finalist i Kupës, prezantoi përforcimin e radhës në ekip, që vinte para...

Lajmet e Fundit