Aguero nervoz me Sampaolin

Futbollisti argjentinas, Sergio Aguero, ka thënë se trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, mund të thotë çfarë të dojë pas humbjes nga Kroacia në Kupën e Botës.

Albicelestët janë në prag të eliminimit nga Botërori pasi që në dy ndeshjet e para numërojnë një barazim dhe një humbje.

Ndërkaq, pas humbjes së mbrëmshme prej 3:0 nga kroatët, Sampaoli kishte thënë se rënia nga forma e lojtarëve dhe ajo që i ndodh ekipit vjen si pasojë e menaxhmentit.

“Gjithçka që i ndodh ekipit dhe rënia nga forma e lojtarëve vjen si pasojë e menaxmentit. Plani kundër Kroacisë nuk funksionoi”, kishte thënë ai.

“Ai mund të thotë çfarë të dojë”, ka thënë Aguero për TyC Sports, para se të largohej nga intervista.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit