15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Ahmet Hoxha i reagon kolegut të tij: Mos gënjeni në emër të Allahut, seksi oral nuk është haram

Një klerik i njohur mysliman në Turqi së fundi ka kundërshtuar kolegët e tij të cilët e kanë quajtur ‘seksin oral’ të ndaluar nga islami.

“Mos krijoni gënjeshtra në emër të Allahut”, tha Ahmet Mahmut Ünlü, i njohur si “Cübbeli Ahmet Hoca”, gjatë një paraqitje në televizion.

Ünlü thotë se Kurani nuk e ndalon një gjë të tillë, duke i reaguar ekspertit të islamit Ali R?za Demircan.

“Vëllezër, le të flasim sinqerisht. Sekti islam shafi e lejon këtë akt, sepse e konsideron spermën e njeriut si një substancë të pastër. Nga ana tjetër, sekti hanefi e konsideron spermën të pistë, por konsideron pastrimin e saj me një fërkim të thjeshtë ose tharje”, tha ai, transmeton Express.

Shkolla hanefi është një nga katër shkollat islamike të jurisprudencës me më së shumti përkrahës përfshirë myslimanët suni, me dominim në vendet që ishin pjesë e ish-Perandorisë Osmane dhe Azisë Qendrore. Shkolla Shafi është më e përhapur në Afrikë, Azinë e Juglindjes, në Lindjen e Mesme dhe në shumicën e kurdëve sunit.

“Edhe klerikët e shohin seksin oral si normal në Indonezi dhe Malajzi”, thotë ai.

“Nuk ka sistem ligjor islamik që e quan haram këtë akt, por disa e shohin si të pa përshtatshëm. Pra si mund të thonë se kjo është haram. Cili është burimi juaj”, pyet Ünlü./Express/

Më Shumë

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Lajmet e Fundit