2.5 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Ahmeti: Shqiptarët s’duan kriza të reja

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë nuk duan kriza dhe luftëra të reja, por zbatim të Marrëveshjes paqësore të Ohrit.

Në një konferencë të përbashkët me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, Ahmeti ka thënë se çdo dokument i pasluftës i ka vështirësitë e veta në zbatim.

“Shqiptarët në Maqedoni nuk duan kriza dhe luftëra të reja, shqiptarët në Maqedoni duan jetësim dhe materializim të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, në mënyrë që sa më parë të jenë të barabartë me bashkëqytetarët e tyre maqedonas. Sigurisht se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë i lehtë zbatimi i tërësishëm dhe i menjëhershme i marrëveshjeve paqësore. Çdo dokument i pas luftës ka vështirësitë e veta. Çdo gjeneratë i ka idealet dhe idealistët e vet, por unë mendoj se tanimë ata idealistë dhe ato ideale, shqiptarët e Maqedonisë duhet t’i materializojnë, duke u anëtarësuar vendin i tyre në NATO dhe BE, duke realizuar deri në barazi të plotë në të gjitha drejtimet me bashkëqytetarët e tyre maqedonas”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka deklaruar se nuk është qëndrim i qeverisë së Maqedonisë se qytetarët e Kosovës kanë kryer aktin në Gushincë. Sipas tij ky qëndrim ëshjtë i ndonjë zyrtari individual.

Lidhur me ngjarjet e fundit në ketë vend, ai ka thënë se janë duke u hetuar dhe analizuar të gjitha në detaje.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova mbështet një Maqedoni stabile dhe evropiane. Ai ka thënë se gjithë lidershipi politik shqiptar në gëzon mbështetje të madhe nga Kosova./Epoka e re/

Më Shumë

Totaj nënshkruan memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus...

Zafir Berisha uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Liria nuk guxon të negociohet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Në mesazhin e tij, ai...

Lajmet e Fundit