Zbulohet Memoriali për të pagjeturit

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës është ngritur Memoriali kushtuar të pagjeturve të Kosovës.

Ky memorial është zbuluar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe familjarët e të pagjeturve.

Me këtë rast kryeparlamentari Veseli ka thënë se duke e ngritur këtë përmendore, përçohet një mesazh për të gjithë ata që ende mbajnë trupat e të pagjeturve të kthehen tek familjarët e tyre.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar se sot është një ditë e rëndë për të gjithë Kosovën dhe një ankth për familjarët e të pagjeturve.

Ai ka thënë se Qeveria është e përkushtuar që të punojë për kthimin e të pagjeturve në vendlindjen e tyre. Mustafa ka premtuar se kjo çështje do të diskutohet edhe në Bruksel, ku, sipas tij, do t’i bëhet presion Serbisë për kthimin e të gjithë trupave që konsiderohen të pagjetur.

27 Prilli, është Dita e të Pagjeturve, ndërsa për nder të kësaj ditë Kuvendi i Kosovë ka mbajtur një seancë, në të cilën është kërkuar zbardhja e të paregjurve dhe dënimi i atyre që kanë kryer krime në Kosovë. /Epoka e re/

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit