8.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

“Ajo është bërë karagjozja e botës”

Mauro Icardi nuk mban më. Sulmuesi argjentinas ka sulmuar me ashpërsinë më të madhe bashkëshorten e tij, Wanda Nara. S’ka më zemra nga ish-sulmuesi i Interit drejt biondes së famshme të televizionit, për të cilën tani rezervon fjalë fyese.

“E njoh më shumë se kushdo tjetër, e kam mbrojtur gjithmonë, por kemi arritur në një pikë që nuk mund ta bëj më. Ajo është bërë karagjozja e botës. Më ka mërzitur me gënjeshtrat dhe sajesat e saj.

Wanda ka një vit që kërkon ndarjen, kurse unë kurrë. Gjithmonë shantazhon, kërcënon me diçka, por ne nuk ndahemi kurrë,” ka reaguar Mauro përmes një postimi në Instagram.

Më tej, sulmuesi aktual i Glatasaray-t, i shqetësuar për mënyrën se si po e përjetojnë fëmijët këtë situatë të sikletshme, shton: “Valentino (djali i madh nga marrëdhënia e Wandas me Maxi Lopez) është tashmë 14 vjeç, ai dhe vëllezërit e tij shikojnë lajmet, kanë Instagram, shikojnë Youtube dhe pa dyshim që kërkojnë informacion për gjithçka që po flasim.

U them të vërtetën për çdo gjë. Jemi personazhe publike të famshme, që përbëjmë lajm për çdo gjë. Uroj që të ishte për gjëra të tjera, por sot, për fat të keq, nuk është kështu. Fëmijët janë shumë të inatosur me të, për mënyrën e saj të të vepruarit, duke bërë publike gjithçka”.

Më Shumë

Heqja e kalldërmit shënon fillimin e një epoke të re në sheshin e ‘Shatërvanit’ në Prizren

Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik. KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954 Megjithatë, përtej nostalgjisë...

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare. Ajo kishte kërkuar ndihmë për të financuar operacionin, i cili kushton 60...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit