2.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Akademi komemorative për dr. Ymer Koçinaj

Të organizuar nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, sot është mbajtur një akademi komemorative, me rastin e vdekjes së mjekut të mirënjohur, Ymer Koçinaj.

Pjesë e këtij tubimi në përkujtim të jetës dhe veprës së të ndjerit, Ymer Koçinaj, ishin familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të të ndjerit, si dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme lokale.

Duke folur për jetën dhe veprën e profesor Ymerit, kryetari i komunës, Ramadan Muja, tha se i ndjeri gjatë gjithë jetës së tij ka qenë shembull i një punëtori të palodhur për shërbim cilësorë dhe një shkencëtar i madh në zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë.

Ndërkaq, bashkëpunëtorët e të ndjerit dhe drejtori i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, e vlerësuan lartë figurën e Ymer Koçinajt për kontributin e tij në zhvillimin e këti sektori të rëndësishëm në vendin tonë.

Për organizimin e këtij tubimi, në emër të familjes, falënderoi djali i të ndjerit, Dardan Koçinaj.

Ndryshe, prof. Dr. Ymer Koçinaj kishte ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare ditën e shtunë, ndërsa të nesërmen me nderime të larta ai ishte varrosur në varrezat e vendlindjes së tij, në fshatin Vërmicë. /TV Prizreni

Më Shumë

Shqipe Kastrati vjen me hitin e ri ‘A ma bon hallall’

Këngëtarja Shqipe Kastrati ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “A ma bon hallall”, një këngë që pritet të shndërrohet...

Rahoveci shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Rahovecit priti në zyrën e tij qytetarë dhe përfaqësues të...

Pa pranga

Lajmet e Fundit