Aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, lëndohen shtatë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Gjakovë-Prizren, konkretisht në fshatin Bishtazhin.

Në aksident u përfshinë dy automjete ku u lënduan shtatë persona, njëri nga ta në gjendje të rëndë, njofton Klan Kosova.

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bishtazin, ku dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë. Vetura e cila ishte në drejtim për në Prizren bën tejkalim të pasigurt dhe godet veturën në pjesën e parme”.

“Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar shtatë persona ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë pasi ka pësuar thyrje të nofullës”, tha Xhurkaj.

 

Më Shumë

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

90 vjet më parë u lind Bekim Fehmiu

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë. Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956...

Lajmet e Fundit