Aksident në Prizren e Suharekë, nëntë të lënduar

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente që kanë ndodhur dje në Prizren dhe në fshatin Sallagrazhd të Suharekës.

“Në Prizren e dyshuara femër duke lëvizur me veturën Opel Kadet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën VW, të cilën e drejtonte viktima mashkull. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë pasagjerë, tri femra dhe dy meshkuj, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Ndërkaq, në fshatin Sallagrazhd të Suharekë raportohet se i dyshuari mashkull duke lëvizur me veturën BMW nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën Fiat, të cilën e drejtonte viktima femër.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjerë, tri femra dhe një mashkull K-Shqiptar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit