Aksidentohen dy vetura në Prizren, lëndohen katër zyrtarë policorë

Katër zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore nga një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 17:45.

Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.

Dy vetura janë përfshirë në një aksident, derisa njëra prej tyre ishte e Policisë së Kosovës. Vetura tjetër, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, siç ka mësuar Sinjali, katër zyrtarët policorë morën lëndime të lehta trupore. /Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit