Vidhen gjësende në vlerë 20.000 euro në një dyqan në Suharekë

Rreth 20.000 është vlera e gjësendeve të vjedhura nga një dyqan në Suharekë.

Sinjali ka mësuar prej burimeve të veta, se vjedhja që është cilësuar e rëndë, ka ndodhur dje rreth orës 05:00.

Sinjali mëson se është thyer dyqani “Neptun” në një qendër tregtare.

Hajdutët, nga aty vodhën gjësende nga më të ndryshmet.

Policia është duke hetuar rastin.

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit