16.2 C
Prizren
E premte, 30 Maj, 2025

Aktakuzat e dobëta shpëtojnë ‘peshqit e mëdhenj’

Shumica e aktakuzave të ngritura që nga paslufta, por edhe tani janë larg qëllimit të kapjes së të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”, që kryesisht vijnë nga spektri politik. Në këtë drejtim njohësit e kësaj fushe thonë se një kontribut për të keq e ka dhënë edhe drejtësia ndërkombëtare, që ishte dhe vazhdon të jetë me mision në Kosovë. Ndaj, është shtuar dilema se përse këto aktakuza që po ngriten, rëndom janë të tilla që e pësojnë zakonisht peshqit e vegjël derisa ata të mëdhenjtë shpëtojnë, “pa therrë në këmbë”?.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se aktakuzat e caktuara po ngriten, por, sipas tij, tek to shpeshherë mungojnë faktet, të cilat janë të vështira për t’u gjendur, pasi siç tha, të gjitha manipulimet dhe mashtrimet janë bërë në emra të të tjerëve.

“Andaj, në këtë aspekt është shumë e vështirë që Prokuroria të gjejë fakte, ani pse është e interesuar, por që të dhënat e tilla i posedon EULEX-i deri në një masë, si dhe disa ambasada në Kosovë”.

Oligarkët e zhytur

Burjani në këtë aspekt ka nënvizuar se deri më tani ka pasur probleme të theksuara për të gjetur prova për një numër të madh të zyrtarëve politikë, të cilët cilësohen si të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’.

“Pra, përplot politikanë dyshohet se janë të zhytur në këto gjëra, por që vështirësitë qëndrojnë tek hulumtimi dhe gjetja e provave të sakta, përkundër asaj se EULEX-i i ka disa nga provat e mundshme, të cilat mund të shërbejnë”, është shprehur Burjani.

Analisti Shefqet Dibrani thotë se arrestimet e ditëve të fundit dhe marrja në pyetje e zyrtarëve politikë flasin për zhvillime pozitive dhe, sipas tij, janë shenja inkurajuese se Gjykata Speciale veçse ka nisur të veprojë, duke shtuar se pavarësisht asaj se kjo e fundit mund të hasë në pengesa nga oligarkët politikë të involvuar në krim dhe kriminalitet, madje ku disa prej tyre dyshohet se janë bosët e krimit ekonomik dhe atij politik, Dibrani shpreson se ajo nuk do të ndalet.

“Por, në këtë aspekt janë edhe mediet e shumta në Kosovë, pastaj shoqëria civile, si dhe njerëzit e ndërgjegjshëm, që duhet të ngrehin zërin e tyre në mbështetje të drejtësisë, e cila ka nevojë edhe për inkurajim qytetar”.

Më tej, Dibrani ka bërë një krahasim të krimeve ekonomike, që janë bërë me ato të luftës, duke thënë se krimi mbetet krim, sikurse vrasja me plumb ashtu edhe vrasja duke ia marrë kafshatën e gojës qytetarit, ngase, sipas tij, të dyja përfundimin e kanë të njëjtë, por siç thotë ai, i vetmi dallim është se e para kryhet shpejt, ndërsa e dyta zvarritet deri në pakufi, me ç’rast kjo shkakton edhe vuajtje dhe trauma tek qytetarët. /Kosova Sot

Më Shumë

Zyra për Komunitete dhe Kthim në Prizren edhe sivjet mbështet nevojtarët me dru për ngrohje

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka njoftuar se edhe sivjet do të subvencionojë familjet skamnore nga radhët e komuniteteve jo-shumicë të Komunës së...

Lodra e të varfrit

CHARLES BAUDELAIRE Do të doja ta jepja idenë e një dëfrimi të pafajshëm, sepse ka shumë pak zbavitje që nuk janë të dënueshme! Kur dilni në...

Kukuvajka

Lajmet e Fundit