14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Aktakuzë ndaj dy të dyshuarëve për grabitje në fshatin Gjinoc të Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale  “Grabitje në tentativë” nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 28 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., si anëtarë i grupit të armatosur, me kanosje serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, së bashku me të pandehurit S.M. dhe Z.B., tentojnë të përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, më qëllim që vetës t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme.

“Me datë 19.05.2018, rreth orës 22:25 min., me veturë shkojnë tek shtëpia e të dëmtuarit S.M., në fshatin Gjinoc- Komuna e Suharekës, S.M. dhe Z.B. i vendosin maskat në fytyrë dhe duke përdorur armë të shkurta dhe të gjata futen në korridorin e shtëpisë së të dëmtuarit dhe në momentin e ballafaqimit me të dëmtuarin, të njëjtin e kërcënojnë duke i’a drejtuar armët, dhe gjatë përleshjes dhe rezistencës së të dëmtuarit shkrepin me armë dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë së Prizrenit, dy të dyshuarit në këtë mënyrë, në bashkëkryerje e kryejnë veprën penale “Grabitje në tentativë”, nga neni 329 paragrafi 3, e lidhur me nenin 28, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me...

Lajmet e Fundit