35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Aktakuzë ndaj inspektorit komunal të ndërtimit në Prizren dhe një ndërtuesi

Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.K., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe ndaj të pandehurit A.K., për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave” .

Sipas aktakuzës, i akuzuari B.K., në periudhën kohore prej muajit maj të vitit 2016 deri në dhjetor të vitit 2018 në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, ashtu që shkel “Ligjin mbi ndërtimin 2004/2015” duke mos kryer rrënimin e objektit pa leje ndërtimi, përkatësisht objektin banesor të investitorit A.K., në rrugën “Tirana” në Prizren, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin përkatësisht investitorin A.K., i akuzuari nuk ndërmerr masa të duhura në kuadër të kompetencave të tij për mos lejimin e ndërtimit dykatësh të objektit i cili nuk kishte leje ndërtimi.

Prokuroria thotë se i akuzuari B.K, me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, i akuzuari A.K., me datë 28.08.2017 në kohë të pacaktuar heq ose dëmton vulën zyrtare apo shenjën e ngjitur nga zyrtari i autorizuar, me qëllim të sigurimit të objektit.

“Pas vendosjes së shiritave nga inspektorët komunalë të ndërtimit në Prizren, sipas procesverbalit të Drejtorit të inspektoriateve 0003569 e datës 31.05.2018, i akuzuari A.K., nuk i përfill vërejtjet e dhëna mbi ndalimin e punimeve në objektin e ndërtimit dhe vendosjen e shiritave, ashtu që i heq shiritat e vendosur duke dëmtuar vulat zyrtare. Me këtë ka kryer veprën penale ‘Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave’”, deklaron Prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Më Shumë

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Apel për kursim të ujit në Rahovec: Rrezikohet furnizimi për shkak të keqpërdorimeve

Komuna e Rahovecit ka bërë një thirrje publike për vetëdije dhe kujdes kolektiv në përdorimin e ujit të pijshëm, duke paralajmëruar për rrezikun e...

Lajmet e Fundit