10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Aktakuzë për krime të luftës në Krushë të Vogël

Më shumë se 19 vjet pas kohës kur supozohet se ishin kryer këto krime, një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me iniciale D.T.

Përmes një njoftimi nga Prokuroria bëhet e ditur se aktakuza e ngritur e rëndon të akuzuarin për krime të luftës në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave policore rezervë apo forcave paramilitare serbe në fshatin Krushë e Vogël mes datave 25 -27 mars 1999.

“I akuzuari akuzohet për plaçkitje, shkatërrim me paramendim dhe krim kundër dinjitetit personal dhe njerëzor, shkelje këto të ligjit të vendit si dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Akuzat ndërlidhen me një sulm në fshatin Krushë e Vogël i cili filloi më 25 mars 1999 nga forcat serbe, përfshirë policinë dhe paramilitarët, gjatë të cilit popullata civile i ishte nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit çnjerëzor, vuajtjeve të rënda, ndërrimit të lokacionit dhe zhvendosjes, ushtrimit të masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimit/grabitjes dhe plaçkitjes së pronës, përdhosjes dhe shkatërrimit të trupave të viktimave të agresionit serb, të gjitha këto të kryera gjatë një periudhe dy-ditore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I akuzuari ishte arrestuar në nëntor 2017 në bazë të një fletë arresti ndërkombëtar gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë dhe që nga arrestimi gjendet në paraburgim.

Më Shumë

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me ç’rast ka thënë se gjithçka duhet të jetë në...

Lajmet e Fundit