Burak Ozçivit është një ndër aktorët më të dashur në Turqi, Lindjen e Mesme e më gjerë. Por interesi i madh i ndjekësve jo gjithmonë sjell gjëra të këndshme.
Këtë javë, aktori 34-vjeçar ishte në një vizitë pune në disa shtete në Lindjen e Mesme. Mes të tjerash, ai ndaloi edhe në Bejrut të Libanit, ku përjetoi momente të vështira në një qendër tregtare.
Një turmë e madhe fansash pamundësoi hyrjen e Ozçivit në qendrën tregtare nga dera kryesore. Rojet e sigurisë arritën ta fusin nëpërmjet një dere dytësore që kalonte nga garazhi, por aktori përjetoi momente të vështira edhe në ambientet e brendshme në Qendrës tregtare, ku u përball me një interes të jashtëzakonshëm të ndjekësve.