13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Albin Kurti publikon fotografi pas Festivalit të Kanës: Nuk e takuam asnjë personalitet arti që nuk dinte për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me familjen e tij ka qenë të shtunën mbrëma prezent në Festivalin e Filmit në Kanë.

Në mbështetje të delegacionit shqiptar nga Kosova, i cili atje u prezantua me dy filma “Pa vend” të Samir Karahodës dhe “Luaneshat e Egra” të Luana Bajramit, Kryeministri Kurti u gjend pranë kastit të këtyre dy filmave në tapetin e kuq të eventit dhe në sallën e ndarjes së çmimeve.

Një ditë pas përfundimit të ngjarjes, shefi i Qeverisë së Ksoovës publikoi disa fotografi nga ngjarja në rrjetin social Facebook, në mbishkrimin e së cilave vuri në pah sukseset e kinematografisë vendore.

Albin Kurti me kryetarin e jurisë së filmit, artistin Spike Lee (Foto: Albin Kurti/Facebook)

Ndër to, ai ceku me krenari se nga të gjithë personalitetet e filmit që takoi atje, nuk hasi në asnjë person që nuk e dinte se ku ndodhej Kosova.

Ky është statusi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi. Nuk e takuam asnjë personalitet arti e kulture që nuk dinte për Kosovën. Samir Karahoda dhe Luàna Bajrami ishin krah për krah në Cannes me artistët më të shquar që erdhën këtu prej anekënd globit. Nga shumë mijëra filma ky Festival përzgjodhi rreth një dyzinë sosh për secilën kategori. Shumica dërrmuese e vendeve të botës nuk u kualifikuan. E Kosova kishte dy filma që u shfaqën dhe garuan. Rëndësia e artit dhe vlerat tona po bëhen bashkë për vetëdijen dhe shqisat e miliona shikuesve të huaj dhe mijëra artistëve të famshëm.

Në kuadër të vizitës dyditore në Cannes takova Jerome Paillard, drejtorin e Marche dú Film të Kanës, tregut më të madh të filmit në botë; Stefan Laudyn, Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës; Nikolaj Nikitin, drejtorin e SOFA – shkolla për avancimin e filmit; Katriel Schorry, nga Fondi i Filmit të Izraelit, dhe Helge Albers, nga Fondi i Filmit të Hamburgut. I falenderova për mbështetjen e filmit dhe artistëve nga Kosova si dhe diskutuam për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit.

Po ashtu takova edhe Ministren Franceze të Kulturës, znj. Roselyne Bachelot, me të cilën biseduam për avansimin e prodhimit të përbashkët të filmave, si dhe kryebashkiakun e Cannes, z. David Lisnard. E në fund, ishte kënaqësi të takoj Kryetarin e Jurisë sivjet, regjisorin Spike Lee, si dhe regjisorin italian Paolo Sorentino.

Qeveria që e udhëheq do të jetë pranë artistëve tanë dhe do t’i përkrah ata si asnjëherë më parë”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit