16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Albin Kurti: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka folur sërish rreth shërbimit ushtarak të detyrueshëm.

Kurti tha se ka planifikuar që ky shërbim të jetë 6 mujor, 3 muaj verës dhe 3 muaj të tjerë gjatë dimrit.

Ai shtoi se kjo do të bëhet nëse do të pajtohen të rinjtë, përndryshe do të kenë shërbim civil.

“Do ta bëjmë ushtrinë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) përndryshe do të kenë shërbim civil. Kemi kohë në 2021 ta planifikojmë buxhetin për vitin tjetër, por do ta rishikojmë buxhetin aktual menjëherë dhe do ta sjellim në Kuvend në legjislaturën e ardhshme”, ka thënë Kurti në Debat Pernime.

Më Shumë

Defekt në stacionin e pompave, disa fshatra të Prizrenit pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të...

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori. Në 60-vjetorin e...

Lajmet e Fundit