8.3 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.Kështu kanë thënë burime të Gazeta Blic brenda KGJK-së.”Jo vetëm Kurtit, por edhe të tjerëve që janë të dënuar në tri vitet e fundit, u ndalohet kandidimi për deputet”, thonë burime të Gazeta Blic.

Kurti dhe kandidatët tjerë që u është ndaluar garimi në këto zgjedhje, mund të ankohet në PZAP dhe në Gjykatë Supreme.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj në çështjen Etem Arifi, ka konstatur se kush është i dënuar në tri vitet e fundit me vendim të plotfuqishëm, s’ka të drejtë të kandidoj.Ndryshe, 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë problemme me ligjin. Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik emrat.

“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë Elezi.

Më Shumë

Punëtori humb jetën pasi ra nga skelet e një ndërtese në Prizren

Një punëtor ka ndërruar jetë pas rënies nga skeletet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren mesditën e së mërkurës. KLIKO...

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep...

Lajmet e Fundit